
Davies, synim i Real Madridit në janar
03 nëntor 2023
| 11:25
Mbrojtësi Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Muncheni në afatin kalimtar të janarit. Sipas medieve spanjolle, Real Madridi është gati të hidhet në sulm për t’i siguruar shërbimet e kanadezit.
Madrilenët janë të gatshëm t’u paguajnë “bavarezëve” 50 milionë euro për ta bindur që ta shesë mbrojtësin disa muaj para skadimit të kontratës.
Një ofertë tunduese kjo për “rekordmenët” e Gjermanisë duke parë që Davies nuk dëshiron ta rinovojë kontratën dhe se në verë do ta ketë mundësinë të largohet me parametra zero.