Davis, më i miri i derbit dhe javës në Superligën e basketbollit
Java e gjashtë e Prince Caffe Superligës dhuroi përballjen mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku verdhezinjtë triumfuan me rikthim dhe vazhduan të jenë të pamposhtur në elitën e basketbollit.
Më i miri i ndeshjes ishte Justin Davis, i cili e mbylli ndeshjen me dyshifror prej 17 pikësh dhe 18 kërcimesh, ndërsa shtoi edhe tre asistime e dy topa të vjedhur. Davis ishte më i miri i derbit dhe më i miri i kësaj jave. Ai u ndihmua nga Jacob Calloway, i cili ndaj prishtinasve kishte 20 pikë, tetë kërcime dhe tre asistime.
Vëllaznimi shënoi fitoren e dytë radhazi në elitë, kësaj radhe mundi Istogun, ku sërish më i miri ishte Jordan Dallas. Ai ndaj istogasve realizoi 21 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.
Fitore shumë të rëndësishme realizoi Golden Eagle Ylli ndaj Proton Cable Prizrenit, ku te therandasit më i miri ishte kapiteni Gëzim Morina. Ai përballë prizrenasve kishte 22 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Trepça vazhdoi me fitore, kësaj radhe fitoi ndaj Bashkimit në Prizren, ku sërish më i miri te mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.
MVP
Justin Davis (Peja) 17 pikë, 18 kërcime, 3 asistime, 31 indeksi
Top pesëshja
Justin Davis (Peja) 17 pikë, 18 kërcime, 3 asistime, 31 indeksi
Jordan Dallas (Vëllaznimi) 21 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 31 indeksi
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi
Jacob Calloway (Peja) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi