Davisi sërish MVP i javës në Superligë

06 nëntor 2023 | 14:25

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligë, apo e fundit e ciklit të parë. Peja ka vazhduar me fitore, kësaj radhe ndaj Bashkimit.

Sërish më i dalluari ishte Justin Davis me dyshifror të dyfishtë, me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin 38 apo më të lartin e kësaj xhiro. Proton Cable Prizreni regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Istogun, ndërsa më i dalluari ishte qendra Urim Zenelaj me 22 pikë e 15 kërcime, duke hyrë në top pesshës të javës.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Golden Eagle Ylli ndaj Trepçës, ku hero për therandasit ishte Henrik Sirko. Ai ishte vendimtar sidomos në vazhdime, duke ndihmuar therandasit të triumfojnë në Mitrovicë. Vëllaznimi regjistroi fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe me rikthim kundër Sigal Prishtinës, ku kuqezinjtë ishin të pandalshëm, sidomos në dhjetë minutat e fundit. Më të merituarit për këtë fitore ishin Jalen Ray me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Samuel Sessoms me 20 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

MVP

Justin Davis (Peja)

Top pesëshja

Justin Davis (Peja) 28 pikë, 11 kërcime, 6 asistime, 38 indeksi
Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 22 pikë, 15 kërcime, / asistime, 30 indeksi
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi
Jalen Ray (Vëllaznimi) 22 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi
Samuel Sessoms (Vëllaznimi) 20 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…