Ddebat Publik nga kompania “Rizam Holding” Sh.p.k.
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Rizam Holding” Sh.p.k. Mamushë, Prizren në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për impiantin për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e bllokave dhe elementeve tjera te ndërtimit qe dalin nga argjila në Piranë, Prizren.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 20.01.2025 në ora 10:00 në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Xhevat Berisha” Adresa: Rr.Xhevat Berisha pn, Lagjja Tusuz, Prizren do të organizohet debat publik nga Kompania “Rizam Holding” Sh.p.k. Mamushë, Prizren në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
Meeting ID: 454 934 4495
Passcode: Aela2019.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Rizam Holding” Sh.p.k. Mamushë, Prizren për impiantin për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e bllokave dhe elementeve tjera te ndërtimit qe dalin nga argjila në Piranë, Prizren.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.