Dëshpërohet Labi: Jam i gatshëm t’i shërbej popullit, por asnjë nga partitë e preferuara nuk po më fton
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka shprehur edhe një herë indinjatën e tij rreth mos ftesës nga asnjë parti politike e pëlqyer nga ai, për tu bërë pjesë e listave për deputet. Siç dihet Labinot Tahiri ka shprehë dëshirën që të jetë kandidatë për deputet për të mirën ë qytetarëve të vendit në listat e Lëvizjes Vetëvendosje ose Lidhjes Demokratike të Kosovës, por deri tani nuk ka marrë asnjë sinjal pozitiv nga këto dy subjekte për tu anëtarësuar e as që është kontaktuar.
Madje, Labinot Tahiri ka thënë se nëse nuk e ftojnë partitë, do të dalë me iniciativën e tij.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
E RENDESISHME…!
BËHUNI TË SINQERTË DHE TË DREJTË DHE KOMENTONI ASHTU SIQ E BEJ PUNËN PËR JU DHE FAMILJET E JUAJA…!
Të dashur njerëz të mirë!
Ju e dini që politika nuk është e mirë për askënd, por të futesh e të riparosh dëmet që iu janë bërë vendit dhe njerëzve bën të futeni dhe të LUFTONI të keqën sikurse e luftuam bashkë KANCERIN E LEUKEMINË.
Më besoni o vëllezër e motra , se e kam me mendim të mirë , sa që nuk di më si me ua përshkruar se dua të jap kontribut ne vendin tim se bashku me ju duke e lanë vetën shumë herë keq e anash për të gëzuar këtë popull.
Vëllezër dhe motra, unë para disa dite i dhashë sinjalet se ku dua të vendosem, në cilën parti, por ama deri më sot as njëra nuk janë lajmërua sepse ka individ që nuk e duan praninë time! Jam i pa nënshtruar për atë që i duhet vetëm popullit, dhe jam i PA DJALLËZUAR.
Me mijëra vepra kemi kryer se bashku dhe dua ta di; nëse asnjëra parti nuk jep sinjale, a do të më kishit përkrahur nëse dalë me INICIATIVËN TIME..??
GUXIM DHE PËRKUSHTIM I KAM NË SHKALLËN MË TË LARTË SA QË NUK MUND TA IMAGJINOJË NJERIU SEPSE I NENSHTROHEM VETËM ZOTIT DHE POPULLIT:
Thjesht, nuk jam ai që i futem dikujt….., shembull ku ndonjë parti nuk me do, por jam ai që mund të ia kaloj shumë kujt për me i than se unë dhe ne bëjmë VEPRA E JO FJALĒ?
Prandaj, në çdo variant kërkojë ndihmën e juaj të konsultohemi se bashku….!
ME DASHURI DHE RESPEKT JO VETËM SOT, POR , EDHE DJE, EDHE SOT E TUTJE…!
THJESHT E KENI MUNDESINË TA KENI NJË NJERI TË ZËSHËM ATY KU ZANI JUAJ NDIHET GJITHMONË….✊??
Labinot Tahiri, KOSOVË E SHQIPËRISË.