De Biasi, afër Armenisë
25 shtator 2018
| 14:45
Gianni De Biasi mund të rikthehet shumë shpejt të drejtojë një kombëtare, madje të një vendi ku ka festuar arritjen më të madhe të futbollit shqiptar deri më tani.
Flasim për Armeninë, ekipin që Shqipëria e mundi në shtëpi për të siguruar kualifikimin në “Francë 2016”.
Mediet armene bëjnë me dije se italiani ka mbërritur në vendin e tyre për të biseduar me Artur Vanetsian, presidentin e ri të Federatës Armene të Futbollit. Gianni De Biasi konsiderohet një zgjedhje e mirë për Armeninë, që momentalisht drejtohet nga Vardan Minasian.