De Biasi, afër Veronës
22 janar 2018
| 14:13
Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Gianni De Biasi është shumë pranë stolit të Veronës.
Lajmi është konfirmuar nga mediet italiane. Klubi verdhezi u mposht në shtëpi nga Crotone me rezultatin 0-3. Kjo disfatë ka sjellë shkarkimin e trajnerit Pekia dhe zëvendësuesi i tij pritet të jetë 61-vjeçari, i cili e dërgoi Shqipërinë në Evropian.
Verona po kalon një moment të vështirë në Serinë A, ku rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Në 21 takime, skuadra italiane ka grumbulluar vetëm 13 pikë.