De Biasi dhe Scolari, në garë për trajner të Australisë
14 dhjetor 2017
| 10:24
Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, pak ditë më parë u përfol si një prej kandidatëve që mund ta drejtojë përfaqësuesen e Australisë në Botërorin e verës së ardhshme, por duket se për trajnerin italian do të jetë përballë një konkurrent shumë i fortë.
Emri i tij është Luis Felipe Scolari. Lajmin si kandidat e ka pohuar vetë trajneri brazilian, nga vendlindja e tij, ku ndodhet për pushime, pas largimit nga Kina, ku drejtonte Gunagzhou Evergrande.
“Po, është e vërtetë se jam kontaktuar. Emri im është në radarët e tyre”, ka deklaruar Scolari.
Në këto kushte Gianni de Biasi do t’i ndajë shanset e tij për Botërorin e Rusisë me një emër të madh të futbollit botëror.