De Biasi: Dua të rikthehem

24 mars 2019 | 12:58

Ganni De Biasi, pas largimit nga Shqipëria, provoi një eksperiencë në Spanjë në krye të Alaves. Nga atëherë është folur shumë dhe ofertat nuk i kanë munguar italianit. Mezi pret të nisë të trajnojë dhe këtë e ka shprehur në një intervistë të dhënë për “Torinogranata.it”.

“Tani po bëj komentatorin në RAi për emisionin ’90 minuti, por shpresoj që të kthehem të trajnoj sezonin e ardhshëm”, ka thënë De Biasi, i cili nuk mund të përjashtohet edhe si një opsion për të zëvendësuar Christian Panuccin në kombëtaren shqiptare.

“Kam refuzuar disa mundësi që më ofruan Frosinone dhe Venezia, por nëse arrin një propozim interesant për sezonin e ardhshëm, do të pranoj. Kam shumë dëshirë të kthehem të trajnoj dhe mendoj se i kam aftësitë për ta bërë diçka të tillë”, përfundoi tekniku italian.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga presidenti Hashim Thaçi, përfaqësuesi…