De Biasi: Ky është personi i duhur për kreun e FSHF-së
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi ka qenë pjesëmarrës në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ku u organizuar ekspozita kushtuar momenteve më të bukura dhe më emocionues të rrugëtimit në Evropianin “Francë 2016”.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, shprehur hapur mbështetjen për presidentin Armando Duka, në zgjedhjet e kreut të FSHF-së që do të zhvillohen më 7 shkurt. Italiani nuk i kurseu elozhet për Dukën, madje i cilësoi vitet e drejtimit të Kombëtares kuqezi si të paharrueshme.
“Për mua Armand Duka ka qenë një person shumë i rëndësishëm ka bërë shumë për sportin dhe të mirën e vendit. Ka eksperiencën për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme botës së sportit në Shqipëri. Është presidenti i duhur që duhet të vijojë në krye të FSHF-së. Përtej meritave që ne i dimë unë kam pasur një raport të shkëlqyer me atë pasi gjithmonë më ka lënë të lirë për të vepruar si trajner. Kanë qenë vite të paharrueshme për mua…”, u shpreh De Biasi.