De Biasi: Më parë vjen shëndeti, pastaj futbolli

15 prill 2020 | 11:45

Për të kuptuar se si lojtarët, stafet teknike mund të rikthehen të luajnë pas një pauze të gjatë, “La Stampa” ka marrë një mendim nga Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë.

“Do të jetë një eksperiencë e re për të gjithë, por para se të argumentojmë rreth mënyrës të kthimit, duhet të sigurohemi që të gjithë futbollistët të jenë mirë. Ndaj do të duhen teste për të verifikuar nëse janë zhvilluar antikorpet ndaj coronavirusit dhe tamponë për të përjashtuar që janë pozitivë. Më parë vjen shëndeti, pastaj mund të kthehet futbolli”, ka thënë De Biasi.

“Stërvitjet do të zhvillohen në grupe të vogla dhe të distancuara nga njëri-tjetri, pastaj do të vijë shpresa që mund të kthehemi në ndonjë lloj normaliteti. E përsëris, futbolli për momentin nuk është prioritet, mbi të gjitha është shëndeti publik. Nëse do të jenë kushtet e sigurisë për të luajtur, mire. Përndryshe nëse duhet vazhduar gjithsesi vetëm me qëllimin për të ndërtuar klasifikime, nuk ka kuptim”, u shpreh De Biasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndërprerjes së fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga…