De Biasi organizon mbledhje fondesh për familjet e prekura nga tërmeti
04 dhjetor 2019
| 10:31
Tërmeti që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, ka lënë pasoja të rënda. Kjo ka bërë që shumë njerëz dhe vende të solidarizohen, duke dhënë kontributin e tyre sado të vogël për Shqipërinë.
Një ndër ta është dhe Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares, që nuk e ka harruar ende vendin tonë.
Pas tërmetit ai dha një mesazh për popullin tonë, por duket se italiani nuk do të ndalet me kaq dhe do të bëjë një organizim në Itali, për mbledhje fondesh, të cilat do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Ishte vet trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.