De Biasi për Brojën: Do të dëshiroja të kisha lojtarë si ai në ekip

28 tetor 2022 | 22:41

Gianni De Biasi, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, ka në admirim të veçantë për Armando Brojën. Edhe pse gjatë viteve të tij në Shqipëri ai ka drejtuar disa nga sulmuesit më të spikatur në historinë e përfaqësueses kuqezi, De Biasi pranon se Broja është i veçantë për cilësitë që ka.

Duke folur për “tribalfootball”, tekniku i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e Azerbajxhanit, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin shqiptar të Chelseat.

“Unë nuk e njoh atë, por ai ka cilësi teknike dhe fizike që janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të japë 100% në çdo minutë që luan për ekipin. Për të mund të them se do të dëshiroja të kisha lojtarë si ai në ekipin tim”, ishin fjalët e De Biasit për sulmuesin e përfaqësues shqiptare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur zhgënjim për mosrespektimin…