De Biasi: Skuadra aktuale e Shqipërisë është më e mirë se ajo që iku në Francë

10 tetor 2023 | 13:03

Kur Kombëtarja e Shqipërisë në futboll shkroi historinë në vitin 2016 duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian, “Euro 2016”, pjesë e suksesit ishte edhe trajneri italian Gianni De Biassi, i cili tashmë e drejton Kombëtaren e Azerbajxhanit.

Ky emër u bë trajneri i parë që udhëhoqi Shqipërinë drejt një kampionati madhor siç ishte Evropiani. Suksesin e De Biasit, “kuqezinjtë” janë afër ta arrijnë edhe këtë vit me brazilianin Sylvinho. Shqipëria është afër që ta sigurojë një “biletë” që dërgon në Evropianin që organizohet në Gjermani verën e ardhshme. De Biassi, tani 67-vjeçar, është rrëfyer në një intervistë për lajmi.net.

Aventura tek Azerbajxhani, vlerësimi për kombëtaren e tanishme të Shqipërisë, dallimin mes skuadrës që dikur drejtoi ai te Shqipëria dhe kësaj që tani e drejton Sylvinho.

“Jam i lumtur për rezultatet e kombëtares shqiptare. Unë mbeta shqiptar jo vetëm për pasaportën, por për historinë shkëlqyer që përjetuam të gjithë së bashku. Rezultatet nuk vijnë rastësisht, por bëhet një punë e madhe nga Federata dhe teknikët. Unë shpresoj dhe besoj që Shqipëria të kualifikohet në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. Në fakt, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ndeshja kyçe do të jetë më Çekinë, më pas rruga është e hapur ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Mendoj që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të dalë e para në grup”, ka thënë De Biasi.

“Nuk është e lehtë të krahasosh realitetin e dy ekipeve, atij që drejtova unë kur shkuam në Evropianin e Francës dhe këtij të sotmit. Skuadra e sotme ka më shumë lojtarë cilësorë, me përvojë të rëndësishme ndërkombëtare në klube të mëdha. Ky është aspekti kryesor që i jep kualitet këtij ekipi. Kur isha unë, kishim pak lojtarë që luanin në klube të rëndësishme. Kur mbërrita në Shqipëri, vetëm Lorik Cana luante në Serie A. Më pas mbërritën Hysaj, Etrit Berisha, Migjen Basha te Torino. Pjesa tjetër ishin lojtarë që luanin në kampionet si Zvicra dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar De Biasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë…