De Boer: Coutinho dështoi përshkak të Messit

12 maj 2020 | 18:00

Lionel Messi është arsyeja që Philippe Coutinho ka dështuar te Barcelona sipas ish-mesfushorit të këtij klubi, Ronald de Boer.

Coutinho iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për një shifër që do të arrinte shumën e 160 milionë eurove në vitin 2018.

Por ai nuk e gjeti vetën dhe tashmë është i huazuar te Bayern Munich dhe sipas De Boer ai ka dështuar te Barcelona shkaku i Messit.

“Unë mendoj se Coutinho ishte një lojtar ku gjithçka lidhej me të, çdo top i shkonte atij te Liverpooli. Ai ndoshta mund të bëjë më pak punë, pasi në thelb atë gjë e bën Messi te Barcelona”, ka thënë De Boer për “Liverpool Echo”.

Sipas holandezit vetëm një lojtar mund të luajë gjithnjë me topin te Barcelona dhe ai është Lionel Messi dhe dy lojtarë me këtë cilësi vështirë të përshtatet në një ekip.

“Unë mendoj se Coutinho është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë nuk përshtatesh dhe mbase me një klub tjetër atij do t’i shkojë më mirë”, ka thënë ai, duke shtuar e nëse nuk arrin të luash për Barcelonën nuk do të thotë që je lojtar i dobët. Coutinho ka qenë i lidhur me një rikthim në Angli, u së fundmi një kalim te Newcastle United ka bërë bujë të madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, i ka ndërprerë…