De Boer largohet nga Kombëtarja e Holandës

29 qershor 2021 | 16:56

Frank de Boer nuk do të jetë më trajner i Holandës. De Boer është larguar nga kjo pozitë pasi përfundoi aventurën në Kampionatin Evropian.

“Tulipanët” përfunduan me sukses të madh fazën e grupeve me tri fitore nga tri ndeshje, por u mposhtën në të tetën e finales ndaj Çekisë.

Aventura e tij si trajner i Holandës nuk zgjati as edhe një vit. Ai u caktua timonier i ekipit kombëtar në shtator të vitit të kaluar, pasi Ronald Koeman e mori drejtimin e Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I intervistuar nga “TalkSport”, Jose Mourinho ka kritikuar punën e…