De Boer sulmon ashpër Interin
19 shkurt 2018
| 16:38
Ish-trajneri i Interit, Frank De Boer, është rikthyer të flasë mbi eksperiencën e tij në stolin zikaltër për mikrofonin e kanalit holandez “Ziggo Sport”.
“Në Itali nuk pata probleme vetëm të gjuhës por edhe për të transmetuar mesazhet dhe idetë e mia te lojtarët. Mënyra jonë (holandeze) e të menduarit është e ngjashme me atë angleze, ndërsa te Interi duhet ti bëje gjërat bazuar në ndjenja”. ka thene De Boer, duke shtuar: “Një klan prej shtatë-tetë lojtarësh formohet dhe kontrollojnë pjesën tjetër”.