De Boer, trajner i Holandës

24 shtator 2020 | 11:25

Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, do të jetë zëvendësues i Ronald Koemanit në postin e përzgjedhësit te Holanda. Ai do ta udhëheqë Përfaqësuesen e “Tulipanëve” kundër Italisë në muajin e ardhshëm.

Federata e Futbollit e Holandës bëri të ditur në mbrëmjen e së mërkurës se De Boer do të jetë përzgjedhës i ri pas Koemanit, i cili e la pozitën për t’u bërë trajner i Barcelonës.

De Boer do të jetë në krye të Holandës në Kampionatin Evropian verën tjetër dhe është mundësia që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për Botërorin 2022 në Katar.

Italia e mposhti Holandën në Amsterdam, kur Nicolo Barella e shënoi golin e fitores për italianët në Ligën e Kombeve.

Ndeshja kthyese luhet më 14 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, refuzoi të thotë…