De Bruyne: Do të qëndroj te City

02 korrik 2024 | 11:26

Kevin De Bruyne prej tetë vitesh është gurthemeli i mesfushës së Manchester Cityt, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej legjendave të klubit.

Megjithatë, pavarësisht se ka treguar përherë besnikërinë e tij ndaj “Qytetarëve”, e ardhmja  e yllit të mesfushës në mediat shihet larg “Etihad”, mirëpo në një prononcim të bërë së fundmi, belgu i dha fund njëherë e mirë fjalëve që qarkullojnë, duke deklaruar se do të vazhdojë të jetë pjesë e “Qytetarëve”.

“Do të qëndroj te City. Kam lexuar shumë tituj lajmesh për një transferim, por unë vetë nuk kam folur me askënd. Në momentin e duhur, nëse ka një ofertë të mirë dhe i them Pep që dëshiroj të largohem është e mundur, por diçka e tillë nuk po ndodh”, ka thënë De Bruyne.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas një takimi me zëvendësministrin…