
De Bruyne largohet në maj, refuzon të luajë me Cityn në Kupën e Botës për klube
Kevin De Bruyne nuk do ta zgjasë kontratën e tij me Manchester City për të luajtur në Kupën e Botës për klube këtë verë. Lajmin e konfirmoi “The Mirror”.
Mesfushori do të largohet nga City që në fund të majit, menjëherë pasi të luajë edhe ndeshjen e fundit sezonale, atë ndaj Fulhamit, më 25 maj. Ndërkohë që sfida e fundit para fansave të tij do të jetë ndaj Bournemouth.
Kontrata e De Bruyne është e vlefshme deri në fund të qershorit, që është në mes të Kupës së Botës për klube, turne që zhvillohet në Majemi. Lojtarët kanë mundësinë ta zgjasin kontratën edhe me dy javë të tjera për t’u dhënë atyre mundësinë të luajnë në turneun e zgjeruar të FIFA-s. Gjithsesi, belgu ka vendosur të largohet më herët. De Bruyne mbeti i zhgënjyer që klubi nuk i ofroi një kontratë të re. Pritet që ai të luajë në MLS sezonin tjetër.