
De Bruyne, lojtari më i mirë i Premierligës për sezonin 2019/20
08 shtator 2020
| 21:34
Kevin De Bruyne është bërë lojtari i parë i Manchester City që fiton çmimin e lojtarit më të mirë të Premierligës të martën në mbrëmje.
Belgu barazoi rekordin e Thierry Henry në Premierligë me 20 asistime në një sezon të vetëm pasi City përfundoi në vendin e dytë ndaj kampionit të Premierligës Liverpool.
De Bruyne mposhti konkurrencën e Jordan Henderson, Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane për ta fituar çmimin individual.
Ai u shpreh tejet i nderuar dhe i kënaqur me këtë çmim. Në anën tjetër, Trent Alexander-Arnold u shpall si lojtari i ri më i mirë për sezonin që shkoi.