De Bruyne: Mund ta kem kaluar koronavirusin bashkë me familjen

19 prill 2020 | 15:18

Kevin De Bruyne mund të jetë infektuar me Covid-19 gjatë karantinës bashkë me familjen e tij.

Vetë mesfushori bleg i Manchester City e ka zbuluar këtë në një intervistë për “Sky Sports UK”.

“Në fillim të izolimit, familja ime ishte sëmurë për 8 ose 9 ditë. Nisi me djalin tim më të vogël. Pastaj u sëmur djali i madh dhe më pas bashkëshortja ime. Por nuk e di me siguri nëse ishte Coronavirus. Për fat të mirë e kaluam dhe 2-3 javët e fundit kanë qënë të mira. Po gjejmë rutinën dhe gjithçka po shkon mirë”, ka thënë De Bruyne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katërmbëdhjetë pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërsa…