De Bruyne mund të mungojë ndaj Realin
01 maj 2023
| 15:40
Kevin De Bruyne humbi ndeshjen e Manchester City kundër Fulham të dielën për shkak të një dëmtimi. Fantazisti belg shënoi dy herë kundër skuadrës së Arsenalit, por ai u detyrua të humbasë ndeshjen ndaj Fulhamit.
“De Bruyne nuk ndihet mirë. Ai ka disa shqetësime dhe nuk mundi të udhëtonte. Nuk e di se sa kohë nuk do të jetë i disponueshëm”, u shpreh Guardiola për “Sky Sports”.
De Bruyne u zëvendësua nga Julian Alvarez në duelin e City kundër Arsenal. Kanë mbetur edhe pak më shumë se një javë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City. Mbetet për t’u parë nëse De Bruyne do të jetë mjaftueshëm i aftë për t’u paraqitur në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.