De Bruyne: Po na mbysin me ndeshje, UEFA-s dhe FIFA-s iu interesojnë vetëm paratë
06 shtator 2024
| 13:35
Kevin De Bruyne e ka sulmuar UEFA-n dhe FIFA-n për numrin e lartë të ndeshjeve të luajtura gjatë sezonit.
Mesfushori i Belgjikës dhe Manchester City, duke folur në një konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Izraelit, nënvizoi me tone të larta: “Me Botërorin e Klubeve të vitit të ardhshëm do të ketë tri javë distancë midis finales dhe fillimit të Premier Ligës. Tri javë pushime dhe përgatitje… Po iu afrohemi 80 ndeshjeve në sezon. Ka sindikata futbollistësh në Angli dhe gjetkë, që janë përpjekur t’i ndryshojnë gjërat, por nuk është e mundur. UEFA dhe FIFA vazhdojnë në këtë rrugë. Pse? Nuk iu intereson shëndeti i futbollistëve. Janë paratë ato që vendosin, vetëm ato iu interesojnë”.