De Bruyne: S’jemi favorit ndaj Francës, por duam ta fitojmë ‘Euro 2024’

27 qershor 2024 | 12:40

Mesfushori Kevin de Bruyne ka thënë se Belgjika s’është favorit ndaj Francës, por duhet ta eliminojë për ta fituar tërë Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Belgët kishin mjaftë vështirësi në grupin e tyre, duke vazhduar si pozitë e dytë me katër pikë prapa Rumania.

Belgjika bëri paraqitje të zbehët edhe në përballjen e fundit andaj edhe u kritikua nga tifozët, ndërsa në 1/8 e finales do të përballet me njërin nga favoritët, Francën.

“Nuk jemi favorit kundër Francës, por duhet të mposhtim të gjithë për ta fituar Euro 2024. Kemi qenë edhe në krahun e djathtë të fotografisë dhe jemi eliminuar, prandaj nuk vlen shumë”, ka deklaruar De Bruyne. Ndërkohë, fituesi i kësaj përballje do të takohet me fituesin e ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekani i fakultetit të FIEK-ut, Musa Selimi ka bërë të…