De Gea: E kemi studiuar mirë Ronaldon
13 qershor 2018
| 11:52
Derisa Spanja po përgatitet për t’u përballur me Portugalinë në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës, numri një i portës së saj, David De Gea, nënvizoi se “Furia e Kuqe” i ka bërë detyrat e shtëpisë për njeriun e rrezikshëm, Cristiano Ronaldon.
Ai beson se ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme. “Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe për më tepër kur luhet kundër një rivali të fortë dhe komplikuar si Portugalia”, ka thënë De Gea. Ai thotë se të gjithë e dinë se Cristiano është ndër më të mirët në botë. “Cristiano Ronaldon e kemi studiuar mirë dhe të gjithë e dinë se ai është ndër më të mirët në botë. Pas tij qëndron një ekip i madh. Ata janë kampionë të Evropës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka shtuar De Gea.