De Gea: Nuk mendova asnjëherë për pensionim
13 gusht 2024
| 12:32
Portieri spanjoll, David de Gea, ka folur për herë të parë si lojtar i Fiorentinës.
Pas 12 vjetësh te Manchester Unitedi, ai u largua si lojtar i lirë dhe mbeti një vit pa klub, mirëpo tani ka zgjedhur Serie A-në. “Manchester Unitedi është një top, top klub dhe zemra ime do të jetë gjithmonë aty”, ka thënë De Gea.
“Kurrë nuk e kam menduar pensionimin. Ishte e vështirë që të gjej frymëzim për një kaptinë të re pas 12 vjetësh te një top klub si Manchester United…dhe më në fund e ndjeva këtë gjë te Fiorentina”, ka thënë De Gea.