De Gea pëlqehet nga Juve dhe PSG-ja
David De Gea luan prej 8 vitesh në Premier Ligë, por aventura e tij me Manchester United mund të marrë fund vitin e ardhshëm.
Lojtarit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2020 dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur ende. Palët ishin në rrugën e duhur për rinovimin e kontratës gjatë verës, por gjithçka ndryshoi më vonë dhe tani nuk kanë nisur bisedimet përsëri.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mirror”, Juventusi dhe PSG-ja po ndjekin me kujdes situatën e portierit me Unitedi. Të dyja skuadrat kanë shfaqur interes për ta pasur në ekipet e tyre gardianin spanjoll dhe do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, për ta transferuar atë me parametra zero verën e ardhshme.
Megjithatë drejtuesit anglez mund të nisin më vonë bisedimet për rinovimin, pasi nuk duan ta lënë 28-vjeçarin të largohet nga “Old Trafford”.