De Gea refuzon ofertën e klubit anglez
21 maj 2024
| 13:00
Portieri spanjoll, David De Gea vazhdon të jetë ende pa klub edhe pas nëntë muajsh pasi i skadoi kontrata me Manchester United. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të ndryshme, edhe pse asnjëra nuk ka arritur ta bindë spanjollin.
Propozimi më i fundit erdhi nga Nottingham Forest, megjithatë ai e ka refuzuar këtë ofertë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij. Një tjetër klub i Premieliga që shfaqi interesim në dhjetor ishte Neëcastle, pas lëndimit afatgjatë të portierit anglez Nick Pope, megjithëse në fund nuk u finalizua asnjë marrëveshje.
Destinacioni i De Geas mund të jetë Saudi Pro League, ku klubet si Al Hilal e Al Nassr e kanë kontaktuar ish-portierin e Kombetarës së Spanjës.