De Gea synon të blejë skuadrën e kategorisë së dytë spanjolle
Pas rikthimit të tyre në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll për herë të parë pas 59 viteve, Club Deportivo Eldense, po shijon një start solid të sezonit, teksa ata momentalisht pozicionohen në vendin e 11-të në La Liga 2.
Pronari i klubit, Pascual Perez, ka lajmëruar në fund të shtatorit se ai po kërkon për blerës serioz për klubin pas ai mendon se tashmë e ka shkruar kapitullin e tij në historinë e klubit.
Ai e mori përsipër klubin në vitin 2019 dhe në një periudhë prej katër vjetësh, Eldense kaloi nga kategoria e katërt në një vend ku luhet futbollist profesional.
Mediumi spanjoll Onda Cero ka raportuar se David De Gea është lidhur me një kalim tek Eldense. Ish-portieri i Man United javën e kaluar mbajti një takim me presidentin e klubit për të analizuar situatën e ekipit, projektin potencial dhe mundësitë e një shitjeje të mundshme.
Për momentin, duket se vizita e De Geas në qytetin e Alicantes ishte pika e parë e kontaktit dhe asgjë nuk është materializuar. Kjo është hera e parë që De Gea tenton të blejë një klub në Spanjë, pasi ai tashmë tregoi interes për të blerë aksionet e Elches në vitin 2019.
Kujtojmë se De Gea momentalisht është i papunë pas largimit muaj më parë nga “Djajtë e Kuq” dhe ende nuk ka gjetur klubin e ri.
Më herët është raportuar se interesim konkret për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Real Betisit, por deri më tani asgjë nuk është vërtetuar në këtë drejtim.