De Gea vazhdon të jetë lojtar i lirë

06 shkurt 2024 | 13:58

David De Gea vazhdon të jetë ende pa skuadër. Spanjolli konsiderohej një nga portierët më të mirë në botë, por që nga largimi prej Manchester United vazhdon të jetë lojtar i lirë.

Ofertat nuk mungojnë, por 33-vjeçari nuk është i kënaqur me këto oferta dhe vazhdon të mbetet i paangazhuar në ndonjë skuadër.

Oferta e fundit ishte nga Nottingham Forest, por nuk kanë munguar edhe raportimet për një rikthim të spanjollit, në “Old Trafford”, pas paraqitjeve zhgënjyese të kamerunasit, Andre Onana, ndërsa një tjetër opsion është kalimi te e Newcastle United, pas dëmtimit afatgjatë të Nick Pope.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Grabovci ka kujtuar 40-vjetorin e burgosjes së parë nga…