De Jong: Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer
Holanda e ka humbur një lojtar të rëndësishëm për në “Euro 2024”. Trajneri Ronald Koeman priti deri në momentet e fundit për ta mësuar gjendjen e mesfushorit të Barcelonës, pas dhimbjeve të mëdha që i ndjeu ai në nyje të këmbës.
Futbollisti kreativ ndihet i trishtuar dhe i dëshpëruar me atë që i ndodhi në ndeshjen mes Holandës dhe Islandës.
“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk do të mundë të marr pjesë në Kampionat Evropian. E kemi bërë të pamundurën në javët e fundit, por nyja ime e këmbës fatkeqësisht ka nevojë për më shumë kohë. Është një ëndërr dhe nderi më i madh për ta përfaqësuar vendin tënd në një garë të madhe. Ta vesh fanellën e portokalltë, ta këndoj himnin kombëtar dhe ta ndjej mbështetjen e krejt vendit dhe popullit… Tash do të bëj tifo për skuadrën tonë nga jashtë fushës. Shkojmë përpara djelmosha”, ka shkruar De Jong në rrjetet sociale.
27-vjeçari është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Holandës dhe mungesa e tij pa dyshim do të ndihet me të madhe tek “Orange”.