
De Jong nuk mendon të largohet nga Barcelona
Në shtëpinë e Barcelonës po diskutohet shumë për të ardhmen e Frenkie De Jong. Me shpërthimin e Casado dhe paraqitjet e shkëlqyera të Pedrit dhe Gavit, pavarësisht moshës së tyre, De Jong dukej se do të sakrifikohej nga klubi, por, këtë vit, trajneri Hansi Flick e ka vendosur atë në qendër të hierarkive dhe tani e ardhmja e tij mund të mbetet me ngjyra “blaugrana”.
Sipas “El Mundo Deportivo”, lojtari ka dhënë udhëzime për menaxherin e tij, Ali Dursun, që të mos dëgjojë asnjë ofertë, duke i dhënë prioritet rinovimit me Barcelonën.
Drejtuesit e klubit duan të ulen për të diskutuar, por drejtori sportiv Deco, sipas gazetës, do ta lërë vendimin përfundimtar te trajneri.
Megjithatë, duket se ende nuk kanë ardhur momenti i duhur për të nisur negociatat e avancuara dhe të dy palët do të presin të paktën deri në fund të sezonit për të parë se si do të paraqitet lojtari në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, edhe pse është lidhur me emra të mëdhenj si Manchester United, Liverpooli dhe disa klube arabe, përfaqësuesit e De Jong dëshirojnë të shuajnë çdo dyshim mbi mundësinë që ai të largohet pa pagesë në fund të kontratës së tij. Holandezi ka sqaruar se, për nder, nuk po merr parasysh idenë e largimit si lojtar i lirë.