De Jongu do të shkruajë historinë me Barçën
20 nëntor 2020
| 13:59
Xavi Hernandez, legjenda e Barcelonës, beson se ish klubi i tij ka bërë shumë mirë me blerjen e Frenkie de Jong. Ai beson se De Jong do të lë gjurmë me fanellën e Barçës.
“Jam gëzuar shumë kur Barcelona e bleu Frenkie de Jongun. I urova fat në ‘Instagram’, ai mu përgjigj duke thënë: ‘Faleminderit, është nder’. E konsideroi atë një lojtar që mund të shkruajë një epokë me Barcelonën. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, nuk ka aspak frikë të kërkojë topin në zona shumë të vështira, është vërtet lojtar i mirë”, ka thënë Xavi.