De La Fuente rinovon kontratën me Spanjën

27 janar 2025 | 14:00

Luis De La Fuente do të qëndrojë te Spanja. Rinovimi i kontratës së trajnerit me kombëtaren e njohur do të vijojë shumë shpejt. Tekniku do të udhëheqë Spanjën përtej Kupës së Botës 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, me synimin e vetëm, suksesin.

Ai ka besimin e plotë të drejtuesve të Federatës, teksa ia doli që të dërgojë përfaqësuesen e njohur në majën e futbollit Evropian. De La Fuente, me gjasë do të firmosë një kontratë të vlefshme, deri në vitin 2028. 63-vjeçari ka drejtuar skuadrën në 27 ndeshje, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.63 pikë për  ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Të nderuar qytetarë të Republikës…