De Ligt, afër largimit nga Juventusi
28 dhjetor 2021
| 13:22
E ardhmja e Matthijs de Ligt mund të jetë larg Juventusit. Këtë e ka paralajmëruar edhe menaxheri i futbollistit holandez, Mino Raiola.
“Është koha për hapin e ri”, ka thënë menaxheri italian, teksa foli për të ardhmen e ish-futbollistit të Ajaxit. Qendërmbrojtësi nuk ka shkëlqyer sa është pritur nga ai në Torino. Prandaj, largimi i tij në fund të këtij sezoni është i mundshëm.
Në të kaluarën, interesim për 22 vjeçarin kishte shfaqur Barcelona, e cila e sheh atë si pasardhës të Gerard Piques. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e përfaqësuesit holandez. Natyrisht, Juve e konsideron atë të rëndësishëm dhe do ta shiste vetëm për një ofertë të parefuzueshme.