De Ligt fiton çmimin “Golden Boy 2018”
17 dhjetor 2018
| 16:27
Talenti i Ajaxit, Matthijs de Ligt është futbollisti më i mirë i ri i vitit. Qendërmbrojtësi i ekipit holandez është shpallur lojtari më premtues në Evropë nën moshën 21-vjeç.
19-vjeçari gjatë këtij viti ka qenë një prej lojtarëve më të mirë edhe në formacionin e kombëtares holandeze. Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Kylian Mbappe ndërsa në të shkuarën “Golden Boy” e ka bërë të tijin edhe Lionel Messi.
De Ligt në ketë garë e mposhti bashkëkombësin e tij, Justin Kluviert e Romës, Trent Alexander-Arnold e Liverpoolit, Patrick Cutrone e Milanit dhe Vinicius Junior e Real Madridit.