De Ligt nënshkruan me Bayernin dhe niset drejt Amerikës
19 korrik 2022
| 15:20
Matthijs de Ligt edhe zyrtarisht është futbollist i Bayern Munichut.
Futbollisti holandez është larguar nga “Säbener Straße”, pasi e ka nënshkruar kontratën pesëvjeçare me gjigantin bavarez.
Lajmin e ka bërë me dije mediumi gjerman “Bild”, sipas të së cilit, tashmë ish-futbollisti i Juventusit është duke e marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do t’ju bashkohet shokëve të rinj të skuadrës në Uashington.
.@mdeligt_04 verlässt um 13.17 Uhr die Säbener Straße! Alles erledigt. Jetzt kann es losgehen Richtung USA zum @FCBayern nach Washington. #FCBayern #FCB #deLigt pic.twitter.com/LrbiSdpdDq
— BILD FC Bayern (@BILD_Bayern) July 19, 2022