De Ligt pas shkarkimit të Ten Hagenit: Nuk pati fat

14 nëntor 2024 | 15:24

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Matthijs de Ligt, ka folur për largimin e trajnerit Erik Ten Hag. Holandezi nuk arriti të mbajë vendin si trajner në “Old Trafford”, vend ku tashmë është ulur Ruben Amorim.

“Normalisht, unë jam gjithmonë vetëkritik dhe mund të mërzitem për gjëra që nuk i bëj mirë. Por, këtu nuk mund të bëja asgjë për këtë, nuk mund të fajësoja veten për këtë”, u shpreh De Ligt për të përditshme “De Telegraaf”.

“Mendoj se Ten Hag nuk ka qenë shumë me fat, sidomos këtë sezon. Ne luajtëm mirë në shumë ndeshje, por nuk i shfrytëzuam rastet që krijuam. Është turp që duhet të përfundojë kështu, por ky është futbolli”, ka shtuar mbrojtësi i Unitedit. De Ligt erdhi këtë verë te “djajtë e kuq”, por nuk arriti të kontribuojë aq sa duhet. Këtë sezon ai ka luajtur në 15 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të enjten një aksion me fotografi…