De Ligt: Për fajin tim u eliminua Holanda
Çekia ka shokuar ndjekësit e futbollit, pasi e ka eliminuar nga Evropiani, Holandën.
Mbrojtësi i Juventusit, Matia De Ligt u ndëshkua me kartonin e kuq, duke lënë shokët e skuadrës me 10 lojtarë në minutën e 55-të. Duke përfituar nga epërsia numerike, Çekia arriti të shënojë 2 gola dhe të sigurojë një kualifikim historik. De Ligt ka marrë përgjegjësi personale, ku dhe ka deklaruar se ishte faji i tij që Holanda u eliminua nga “Euro 2020”.
“Natyrisht që ndihem keq. Ne e humbëm ndeshjen për shkak të gabimit që bëra në mbrojtje. Unë duhet të kisha larguar topin. Mendova se kishim ndeshjen nën kontroll. Kishim pak raste, veçanërisht në pjesën e parë. Unë madje nuk kisha ndjesinë që ata krijuan shumë raste. Por kartoni i kuq natyrisht, bëri ndryshimin”, ka thënë De Ligt.