De Ligt zbulon të vërtetën e largimit nga Juventusi
Matthijs de Ligt rikthehet të flasë për përvojën e tij te Juventusi. Mbrojtësi holandez, i transferuar pak ditë më parë te Bayerni, zbuloi për ESPN arsyen që e shtyu atë në korrik të vitit 2019 të largohej nga Ajaxi për t’iu bashkuar Juves.
“Zgjodha të shkoja te Juventusi me idenë për të luajtur futboll më sulmues, sepse trajner ishte Sarri. Ai ka një reputacion të madh për atë që bëri me Napolin dhe Chelsean dhe mendova se do të gjeja një stil loje të ngjashëm me të Ajaxit. Fatkeqësisht, pas një viti, ai u largua”, ka thënë De Ligt, i cili më pas ka theksuar se largimi i Sarrit ndikoi në vendimin e tij për t’u larguar nga Seria A.
Me Sarrin në stol, mbrojtësi holandez shënoi 4 gola dhe dha 1 asistim në 39 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar edhe një titull kampion.