De Ligti kërkohet nga dy skuadra të mëdha evropiane
27 janar 2022
| 15:49
Juventusi po përgatitet për të shitur shërbimet e mbrojtësit holandez, Matthijs De Ligt.
“Zonja e vjetër” do të përpiqet sado pak të kompesoj sado pak paratë e investuara te transferimi i Vlahoviç. Holandezi e ka klauzolën e lirimit 125 milion euro, por Juventusi është i gatshëm ta shesë edhe për një shifër më të ulët.
Barcelona ka kohë që monitoron mbrojtësin e talentuar, por siç raportohet nga “Corriere di Torino”, Chelsea është duke hedhur hapat konkretë.