De Ligti mungon tre muaj
11 gusht 2020
| 18:59
Juventusi nuk do të ketë gati për tre muaj mbrojtësin e tij Matijs De Ligt.
Futbollisti holandez do të operohet brenda kësaj jave në shpatullën e djathtë. Pas përfundimit të fushatës së bardhezinjve në Ligën e Kampionëve teksa u eliminuan nga Lyoni, 20-vjeçari është i vendosur ta kurojë dëmtimin e pësuar në shpatullën e djathtë dhe të mos më tepër kohë se tre muaj rehabilitim.
Megjithëse Juventusi ka në dispozicion Demiralin, Chiellinin dhe Bonnucin, De Ligt konsiderohet një pikë referimi për të ardhmen.