De Ligti zbulon diferencën mes Seria A dhe Bundesligës
08 shtator 2022
| 16:10
Bayerni e nisi me një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Interit. Pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, foli për Sky Sport si për suksesin ashtu edhe për aventurën e tij të re.
“Ndeshja ishte shumë e mirë, pa dyshim jo perfekte. Ne luajtëm lojën tonë. Edhe Interi luajti mirë, por në fund dolëm shumë mirë. Po stërvitem me sulmuesi më të fortë në botë. Në fillim kam pasur vështirësi, por ditë pas dite mësohesh dhe përmirësohesh. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Të dy kampionatet janë të vështira. Në Itali bën më shumë taktikë dhe skema, më pak intensitet dhe mbi të gjitha në sprint. Në fillim pata disa vështirësi me intensitetin e punës që bënim në fushë, por tani kam arritur formë të mirë”, deklaroi de Ligt.