De Rossi: Dua të bëhem trajner i Boca Juniorsit
Daniele De Rossi ka vendosur të bëhet trajner. Ish-mesfushori i njohur italian ka nisur të studiojë dhe së shpejti do ta shohim në bankinën e ndonjë skuadre.
Vitin e fundit të karrierës e kaloi te Boca Juniorsit, ekipi për të cilin bën tifo pas Romës së tij të dashur.
“Më mungojnë Argjentina dhe Boca Juniorsi. Unë dhe familja ime e shijuam çdo moment të kohës që kaluam atje. Sidomos jashtë fushave, pasi në fushë nuk ia dola të lë shenjën time dhe të bëja atë që doja. Më kushtoi shtrenjtë dëmtimi i parë. Përjetova një përvojë të paharrueshme në Argjentinë, por vjen një moment kur duhet të marrësh një drejtim. Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua, prandaj vendosa të kthehem në shtëpi. E ardhmja si trajner? Po studioj dhe aventurën e parë si trajner do ta përjetoj në Evropë. Por nëse do të më duhet ta kaloj oqeanin, do ta bëja vetëm për Boca Juniorsin. Do të më pëlqente ta drejtoja një ditë atë ekip”, ka deklaruar De Rossi.