De Rossi e nis me fitore si trajner i Romës
20 janar 2024
| 20:09
Skuadra e Romës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Hellas Verona në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A.
Qysh në pjesën e parë u vulos fati i këtij takimi, pasi skuadra romake realizoi dy gola të shpejtë.
Fillimisht në minutën e 19’të shënoi Romelu Lukaku, kurse në minutën e 25’të shënoi Pellegrini.
Në pjesën e dytë, ekipi mysafir realizoi një gol me anë të mesfushorit italian, Folorunsho, i cili shënoi nga distanca.
Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë e Daniele De Rossit si trajner i Romës dhe e nis mrekullisht duke fituar tre pikë të mëdha.
Roma tani shkon në kuotën e 32 pikëve në pozitën e 8-të.