De Rossi: Jam gati për të drejtuar një skuadër

09 korrik 2020 | 21:35

Ish-mesfushori i Romës, Dabiele de Rossi, ka thënë se është i gatshëm për të drejtuar një skuadër.

Ai tashmë e ka formuar edhe stafin me të cilin po punon në avancë për të qenë i përgatitur ta shfrytëzojë maksimalisht çdo mundësi që u jepet.

“Të ardhmen e shoh si trajner dhe mund të them se që tani kam stafin tim, me të cilin ndjekim ndeshje të ndryshme e përgatitemi. Është një punë e vështirë, ndaj duam të jemi gati ta shfrytëzojmë maksimalisht mundësinë e parë që do të na jepet”, ka deklaruar De Rossi, i cili është kontaktuar nga skuadra e Fiorentinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…