De Rossi: Kisha mundësinë të kaloja te Unitedi, por nuk e bëra

17 dhjetor 2024 | 16:30

Daniele De Rossi, në podcastin e Gary Neville, nuk ka hezituar të zbulojë disa të pathëna nga jeta e tij futbollistike.

“Kushdo që ka lindur këtu ka ëndrrën të luajë për Romën, atëherë nëse jeni me fat, mund të zgjidhni të shkoni në një ekip më të mirë ose të qëndroni. Bëra një zgjedhje të gabuar futbollistike, por shkoi mirë dhe nuk jam penduar. Isha afër Manchester United, gjatë Kupës së Botës 2006 takova Alex Ferguson”.

“United do të ishte opsioni i parë në rast të lamtumirës me Romën. Kur isha i ri i konsideroja si ekipin më të mirë në Angli. Në vitin 2006, gjatë Kupës së Botës, isha në aeroport dhe trajneri Lippi më thirri dhe më çoi në një dhomë të vogël ku ishte Ferguson.

Lippi më tha: ‘Duhet të shkosh atje’. Unë heshta sepse Ferguson ishte aty dhe sepse kisha frikë nga Lippi. Ishte një bisedë që zgjati 3 minuta, asgjë serioze, por do të kisha dashur të thosha ‘dua të vij’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenti i Paolo Dybalas, Carlos Novel, ka takuar drejtorët e…