De Rossi mund të pensionohet në MLS
Daniele De Rossi duket se po e kalon stinorin e tij të fundit si futbollist i Romës. Mesfushori italian është në vitin e tij të fundit të kontratës me Romën dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për një kontratë të re.
35-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit amerikan, ku ofertat për të nuk mungojnë. New York Red Bull, LA Galaxy dhe Los Angeles FC janë tri skuadrat që po duan transferimin e De Rossit në MLS. Ish-reprezentuesi italian që nga viti 2002 është pjesë e ekipit të parë të Romës dhe nuk është larguar për asnjë moment nga Giallorosët.
Pengu më i madh i De Rossit me Romën mbetet që nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë titullin e kampionit italian. De Rossi me fanellën e “Giallorosëve” ka fituar dy Kupa të Italisë dhe një tjetër Superkupë.