
De Rossi: Në pjesën e parë luajtëm keq
19 shkurt 2024
| 12:38
Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, e ka cilësuar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Frosinones tepër të dobët. Kryeqytetasit fituan sfidën me rezultatin 0-3, por De Rossi ka kritika.
“Ne jemi këtu për rezultatet, por pjesa e parë ishte e keqe. Ne kurrë nuk kemi vuajtur kështu që kur kam marrë drejtimin e skuadrës. Prandaj isha i shqetësuar. Ndryshim taktik, nuk më pëlqeu mënyra se si po luanin sulmuesit dhe ne duhet ta kemi Lukakun të freskët. Nuk është asgjë serioze, ishte shumë e vështirë për të në pjesën e parë, duhet të kisha bërë 11 ndryshime, por kur të gjithë luajnë keq, përgjegjësia është e trajnerit”, u shpreh De Rossi.